Mosprezenca në mbledhjen për shkarkimin e tij, Veliaj: Isha në kushte izolimi, nuk mbrojta dot të drejtën time kushtetuese

Gjatë fjalës së tij në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpjeguar situatën e tij të izoluar dhe vështirësitë që ka hasur në procesin ligjor pas arrestimit.
Ai gjithashtu theksoi se ka qenë ai që ka iniciuar procedurat, por Këshilli Bashkiak duhej të kishte marrë hapin për ta ftuar në seancën e Gjykatës Kushtetuese dhe se sekretari duhej të kishte siguruar një votim të Këshillit për lejen e paraqitjes së tij.
“Në kushte të izolimin nuk lejohet as laptop, kam një USB të cilët e kanë avokatët dhe unë nuk mundet ta shoh sepse skam mjetet. Koha e pamjaftueshme, së pari e iniciova unë këtë procedurë në fakt duhet të ishte këshilli që të më ftonte. Së dyti sekretari duhet të merrte një votim të Këshillit për të lejuar kryetarin e Bashkisë të paraqitej dhe së treti ashtu si gjykata dha një shembull si bëhet kjo procedurë sipas ligjit duhet ti shkruante Drejtorisë së Burgjeve që të më shoqëronte. Ti thuash dikujt që me letër dhe laps për pak orë, në padije të plotë ca do diskutohej, cili është krimi që kam bërë, kush është shkelja e rëndë e kushtetutës, çfarë mungese bëhet fjalë, për të plotësuar dhe avokatin, kërkesa e parë është bërë 15 ditë pasi arrestova. Sigurisht Këshilli Bashkiak ishte mësuar që unë nuk merrja pushime, se njeriu merr dy javë pushim vere apo një muaj dhe nuk zëvendësohet. Por ishte aq çudi për këshillin që unë s’kisha marrë pushime saqë zelli politik kapërceu kushtetutën dhe ligjin”, u shpreh Veliaj.
Veliaj theksoi gjithashtu se nuk ka penguar funksionimin e Bashkisë së Tiranës, duke siguruar që drejtorët dhe stafi i Bashkisë të vazhdojnë punën pa asnjë ndërprerje. Ai theksoi se asnjë vendim nuk është vonuar dhe se nuk ka ngurruar të firmosë asnjë letër.
“Nuk kam penguar Bashkinë e Tiranës të mbjellin pemë, nuk është penguar Tirana të ketë ujë, drejtorët janë të gjithë aty, stafi është aty dhe nuk kam munguar për asnjë vendim. Nuk kam ngurruar ti çdo letre, nuk jam bërë unë pengesë. Këtë nuk e shkaktova unë por kjo është një gjendje që mu imponua, një pjesë e shtetit thotë rri në Durrës dhe një pjesë thotë pse ske ardhur”, tha ai.
/rtsh.al/