E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca publike për ankimin e shkarkimit si kryebashkiak, Gjykata Kushtetuese ndërpret seancën për 30 minuta

Gjykata Kushtetuese ka vendosur 30 minuta pushim ndërsa po zhvillon këtë të premte (31 tetor) seancën plenare publike për ankimin e Erion Veliajt për anulimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e  tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe dekretit të Presidentit Barjam Begaj për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.

Përfaqësues nga kryeministria kanë kërkuar të dinënë seancë  nëse mbrohet interesi publik dhe parimet kushtetuese kur i zgjedhur si kryetar bashkie nuk ushtron detyrën prej tre muajsh, përgjigje të cilën e shteroi vetë Erion Veliaj. Ky i fundit deklaroi se përsa kohë Bashkia e Tropojës qëndron për 11 muaj pa kryebashkiak, atëherë theksoi se pyetje e ngritur ndaj tij, nuk është e drejtë.

“Kjo pyetje do ishte e vlefshme nëse do ja bënim dhe kryetarit të Tropojës. Nëse për ata atë jemi në rregull që të rrinë 11 muaj pa kryebashkiak dhe nuk e bëni këtë pyetje. Por ju targetoni vetëm një njeri, nuk më duket normale.,  Fakti që nuk e pyesni këtë për dikë tjetër, tregon se po bëni diferencime. Sa kohë kanë qenë të vlefshme delegimet e kryetarit të bashkisë së Tropojës nuk ju kanë shqetësuar, nuk duhet t’ju shqetësoj fare fakti që unë në të njëjtën mënyrë kam bërë delegimet e vullnetit tim në një pamundësi të organizuar nga vetë shteti. Futemi në një labirint me këtë pyetje”, deklaroi Veliaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›