E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas, "Segafredo bar", ndalesa e fundit para se të udhëtoni

Paraditen e së mërkurës u inagurua zgjerimi i terminalit të pasagjerëve në të vetmin aeroport ndërkombëtar në vend, i cili tashmë e çon numrin e pasagjerëve që mund të udhëtojnë nëpërmjet kësaj porte në 1.8 milionë në harkun kohor të një viti.
Një prej ambjenteve më të këndshme të këtij aeroporti, një ambjent i destinuar tërësisht për kënaqësinë e pasagjerëve dhe në shërbim të tyre është edhe "Segrafredo bar". I vendosur pranë pistës "Segrafredo bar" është ndalesa e fundit para se të udhëtoni. Me pamjen e mrekullueshme të avionëve që ulen ose ngrihen në pistë, ky bar ka diçka nga ndjesia e ëmbël e pritjes apo mallit, ashtu siç ka dicka nga surpriza që mbart çdo udhëtim.
Çdo detaj është kuruar me kujdesin maksimal për të krijuar një ambjent dhe një shërbim të përsosur, prandaj dhe tenderi është fituar pikërisht nga firma "Altego" e cila është përgjegjëse për zonën e barit në terminalin e ri të Rinasit. Marrja e eskluzivitetit të markës "Segafredo" ishte në fakt edhe një garanci për shërbimin që kompania e cila ka në koncesion aeroportin synon për terminalin e saj të ri. Menaxher zone i "Segrafredo Expreso Zanetti World Wide" , Peter Schorgenhofer tregon edhe eksperiencën në Shqipëri.
Sinkron
Segafredo eshte nje kopmani qe ka me shume se 20 vjet experience dhe me shume se 500 filiale ne te gjithe boten; ka 70 mije kliente dhe 50 milione filxhan ekspresi segrafredo konsumohen cdo dite ne bote
"Segafredo" përfaqëson shijen dhe dhe shijen më të mirë të ekspresit të vërtetë Italian. Dhe kështu "Segafredo" duke qenë tashmë kompania lider në prodhimin e ekspresit të kafesë në Itali është në fakt një garanci se pasagjerët që kalojnë në Rinas do të gjejnë në "Segafredo bar" shijen e përsosur para se të nisen për udhëtim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›