Italia mbështet liberalizimin e vizave me BE-në
12/09/2009 Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni
TIRANË- Italia ka shprehur mbështetjen e veçantë për Shqipërinë në drejtim të liberalizimit të vizave me vendet e BE-së, konfirmoi të premten gjatë një prononcimi për shtyp zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. I pranishëm në konferencës e 9 të ministrave të Brendshëm të Ballkanit, që u zhvillua dy ditë më parë në Slloveni, z. Poni sqaroi se "kjo konferencë i kushtohej liberalizimit të vizave, emigrimit ilegal, krimit të organizuar dhe luftës ndaj korrupsionit dhe terrorizmit". “Blloku i parë, i vendosur nga më të rëndësishmit, ishte diskutimi mbi liberalizimin e vizave dhe analiza e rezultateve të çdo vendi”, vijoi Poni, duke nënvizuar se pala shqiptare paraqiti në këtë takim rezultatet që Shqipëria ka arritur në pak kohë krahasuar me shtetet e tjera të rajonit. Në këtë kuadër ai vuri në dukje ecurinë e procesit të pajisjes së shtetasve shqiptarë me pasaporta biometrike, një kusht për liberalizimin e vizave, ku nga marsi i këtij viti deri në fund të gushtit kanë aplikuar mbi 170 mijë shtetas, ndërsa janë prodhuar 150 mijë pasaporta. Sipas tij, aplikimet për pasaportë biometrike kanë arritur 5 000-6 000 në ditë. Zv/ministri Poni evidentoi në prononcimin e tij për mediat, deklaratën e ministrit të Brendshëm të Italisë, Roberto Maroni, i pranishëm në këtë konferencë. “Krahas vlerësimeve për arritjet e shkëlqyera të qeverisë shqiptare, Maroni siguroi mbështetjen e Italisë për Shqipërinë në liberalizimin e vizave. Ai vlerësoi ecurinë e deritanishme të Shqipërisë në këtë drejtim si dhe shprehu interesin e veçantë të Italisë që vendi ynë të përfitojë, ashtu si dhe vendet e tjera, nga liberalizimi i vizave”, theksoi zv/ministri Poni.