E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mot i keq bore e shi ne komunat e Dibres Mirdite e Tepelene

TIRANE- Moti i keq me reshje shiu dhe bore ka shkaktuar probleme ne disa komuna te thella te rrethit te Mirdites dhe Dibres. Ne Tepelene disa komuna sfurnizohen me energji

Ne rrethin e Mirdites rreshjet e shiut kane shkaktuar rreshqitje dheu ne nje lagje te komunes Kthelle. Madje ne fshatin Prosek te kesaj komune 8 banesa jane bere te pabanueshme dhe banoret jane detyruar te evakuohen. Stuhia ka demtuar linjen e tensionit te mesem dhe qe prej dites se djeshme zona vuan edhe nga mungesa e energjise elektrike. Korrespondenti i NEWS24 Hil Gjaci informon se ne autostrade Durres- Kukes ne pjesen e aksit Milot- Kalimash kane rene gure nga malet. Konstatohen demtime dhe ne aksin rrugor Rreshen- Lure. Vazhdon te kete toka te permbytura ne fshatrat Nderfushaz dhe Nderfan.

Ne rreth e Dibres raporton NEWS24 kane nisur reshjet e para te bores ne lartesine 800 meter mbi nivelin e detit. Ndersa zonat e tjera jane perfshier nga reshje te shumta te shiut.
Ne Bulqize kater komuna vuajne nga mungesa e energjise elektrike per shkak te nje defekti ne rrjetin elektrik ne fidrin 12. Komunat Ostren Trebishte Gjorice dhe Fushebulqize qe prej dites se djeshme jane pa energji.

Ne Tepelene komunat Kraste Luftinje dhe Qesarat qe prej dites se djeshme nuk furnizohen me energji. Per momentin nuk dihen shkaqet e mungeses se energjise.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›