Mot i keq në portin e Durrësit, përfundon operacioni për ankorimin e tragetit
DURRËS - Përfundon në 04:00 operacioni për ankorimin e tragetit, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme si pasojë e shkëputjes së spitancës kishte mbetur në basenin ujor.
Burime nga kapitaneria e durrësit bënë me dije se në operacion morën pjesë 2 rimorkiatorët e pilotët e portit. Sipas të njëjtave burime, trageti rrezikonte të përplasej me anijet e tjera, ndërkohë që njofton së në 6:00 të ditës së sotme u nisën drejt Barit 3 tragetet që do niseshin në orën 23:00.
Moti i keq ka krijuar probleme të mëdha në portin më të madh të vendit. Era e fortë deri në 100 km në orë dhe dallgëzimi në det që shkoi deri në 6 ballë, shkaktuan shkëputjen e spirancës së një trageti, i cili aktualisht gjendet në basenin ujor.
Kapiteneria e portit u bënë thirrje pronarëve të trageteve të sigurojnë anijet e tyre në vendstrehime, duke pasur parasysh motin e keq i cili po vazhdon në qytetin bregdetarë.
(a.k/e.m/BalkanWeb)