E Diel, 1 Nëntor 2026

Mamurras, shkuan në dasëm, vdesin nga helmimi 2 femra

MAMURRAS- Dy femra kanë humbur jetën nga helmimi në Mammurras. 

Viktimat janë Prena Gega dhe Drenusha Prendi, ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet se 2 femrat janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar gjatë ditës së djeshme në një dasëm.

Femrat janë dërguar menjëherë në spital, ku i është dhënë ndihma e nevojshme, por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. 

Policia ka nisur heimet, ndërkohë që do jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do mund të japë më tepër detaje mbi shkaqet e vdekjes së dy femrave. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›