E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët në zonat veriore e qendrore, reshje të dobta shiu në jug

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime në veri, lokalisht përgjatë vijës bregdetare e në qendër të vendit, dhe alternime vranësirash më të theksuara në jug e lindje të territorit.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra e lokale me intensitet të ulët në jug, kryesisht në relievet e larta kodrinore-malore, në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet, sidomos në jug era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 18/32 Diell
Kukës 14/29 Diell
Lezhë 17/31 Diell
Dibër 13/28 Diell
Durrës 17/32 Diell
Tiranë 18/32 Diell
Elbasan 18/33 Diell
Berat 16/33 Diell
Vlorë 19/31 Diell
Korçë 14/29 Diell pak re
Gjirokastër 15/32 Diell pak re
Sarandë 19/31 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›