E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët, reshje të dobëta në relievet malore

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, ndërsa vranësirat përqendruar përgjatë maleve, në veri, lindje e jug nga ku do të shoqërohen me reshje të dobëta në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-lindje deri 7 m/s, ndërsa në male, lugina dhe sidomos përgjatë vijës bregdetare, hera-herës era do të fitojë shpejtësi deri 16 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 12/24 Re diell
Kukës 8/18 Re diell
Lezhë 12/25 Re diell
Dibër 7/17 Re diell
Durrës 12/26 Re diell
Tiranë 13/27 Re diell
Elbasan 12/28 Re diell
Berat 10/28 Re diell
Vlorë 13/27 Re diell shi
Korçë 8/15 Re diell shi
Gjirokastër 8/24 Re diell shi
Sarandë 13/25 Re diell shi

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›