E Diel, 1 Nëntor 2026

Eric Wendt dorëzon letrat kredenciale te Presidenti, nis zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, pasi i dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Wendt mbërriti në mëngjes në Pallatin e Brigadave, ku zhvilloi ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale te Presidenti Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri.

Në vijim të angazhimeve të tij diplomatike, ambasadori Wendt pritet të zhvillojë takimin e parë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë, më 2 tetor, Ambasada e SHBA-së në Tiranë pritet të organizojë një ceremoni prezantuese për ambasadorin e ri, në një hotel në qendër të kryeqytetit.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›