E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Policia njoftoi sot se njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në sajë të shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, arrestuan shtetasin: A. S., 53 vjeç, shtetas ukrainas.

Sipas policisë ky shtetas u arrestua nga shërbimet e Policisë, në momentin që zbriti në aeroportin e Rinasit.

Shtetasi ukrainas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit, për trafik të lëndëve narkotike, si pjesë e një organizate kriminale.

Policia e Shtetit po punon me agjencitë partnere lidhur me këtë anëtar të organizatës kriminale, si dhe Interpol Tirana po punon për fillimin e procedurave të ekstradimit me homologët ukrainas.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›