Motegi triumfon serish Stoner Rosi-Lorenco duel dhe spektakel
Fitore e paster e Kejsi Stoner vendi i dyte paksa zhgenjyes i pas pole te se shtunes eshte i Andrea Doviciozo. Por skenen edhe nje here e kane marre te gjithen Valentino Rosi e Horge Lorenco respektivisht i treti dhe i katerti pas nje dueli te jashtezakonshem mes tyre deri ne fund. Valentino duket se ka rigjetur nje forme te mire per te bere nje gare te nivelit te larte nga fillimi ne fund. Shpatulla e demtuar nuk e ka shqetesuar shume kaq i ka mjaftuar per te mundur nje Lorenco qe deshironte ti rrembente podin. Dhe Valentino ka shtrenguar dhembet duke u renditur para super rivalit pas nje dueli te ashper dhe spektakolar ne tre xhirot e fundit. Nje mrekulli. Edhe pse mbetet disi dyshimi se Horge nuk ka luajtur per te rrezikuar gjithcka vendi i katert i lejon te beje nje tjeter hap drejt titullit te merituar kampion. Stoner eshte vene ne krye te gares qe nga xhiroja e pare dhe e ka dominuar ate duke u shfaqur i pakapshem per Doviciozon qe vinte pas. Pas tyre Rosi e ka dashur shume kete pod duke mundur rivalin qe realisht kerkonte ta parakalonte. Ka bere diferencen uria e Valentinos ankthioz per tu rikthyer te luftoje trup me trup si ne kohet e para demtimit. Parakalime e kunderparakalime shume te bukura te te dyve. Vete Lorenco ne kthesat e fundit ka kuptuar qe Vale do te preferonte te thyente edhe nje kembe tjeter vetem e vetem te mos e linte te kalonte. Rosi e Lorenco kane dubluar pa meshire per nje vend ne pod qe eshte fituar me pas nga italiani. Pas gares ka pasur polemike mes tyre. Horge donte nje duel te ashper Ia dhashe. Besoj se e kuptoi se per cfare behet fjale edhe pse nuk kishte asgje jashte normales. I thashe vetes se do tia dal dhe ne pod do te shkoj une. Ia dola. Por spanjolli sulmon Nuk eshte normale qe nje shok i skuadres te te preke tre here per me shume kur une jam ne luften per titull beri loje te ndyre. Gjithsesi ne fund Rosi e meritoi pasi ne nje duel ku te dy pilotet kane shpirt lsquovrases ai triumfoi pasi nxori ne pah pervojen. Me pas ka reaguar Yamaha Mjaft me me duele. Nuk duam te shikojme me nje sjellje te tille mes dy shokeve te skuadres.