E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia nis aventuren anti-Bosnje pa Kuzhen

Grumbullimi

Ora 1800 e mbremjes se djeshme ka shenuar edhe fillimin zyrtar te aventures se Kombetares se Shqiperise per dy ndeshjet e radhes ndaj Bosnjes me 8 tetor ne Qemal Stafa dhe ndaj Bjellorusise ne Dinamo Stadion te Minskut me 12 tetor. Por ky grumbullim ka te pazakonte mungesen e trajnerit Josip Kuzhe i shtruar ne spital pas problemeve te fundit shendetesore. Sikurse dihet tashme ne hotel kane qene zevendesi i Kuzhes Xhemal Mustedanagic dhe drejtori teknik i FSHF-se Atrit Maci. Ata kane hapur grumbullimin dhe kane pritur vetem nje pjese te lojtareve te vene ne dispozicion dje ku perfshihen ata qe aktivizohen ne kampionatit shqiptar Hidi Lila Vila Muzaka e Bakaj. Po ashtu kane mberritur edhe Skela e Lala. Ndersa futbollistet e tjere qe kane qene te impenjuar me skuadrat perkatese ne kampionatet e huaja pritet te vihen sot ne mesdite ne dispozicion te Mustedanagic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›