E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani humb serish Pogradeci kryeson

Kategoria e Pare

Nje tjeter humbje ka shenuar te dielen Partizani ne ndeshjen e prapambetur te javes se pare ndaj Pogradecit e shtyre per shkak te problematikes te te kuqte pasi ne ate moment ekzistonin dy skuadra ajo e Albert Xhanit dhe ajo e Paro Lacit. Skuadra e drejtuar nga Neptun Bajko udhetoi dje drejt qytetit juglindor per tu ndeshur me vendasit. Pogradecaret kane dominuar takimin edhe pse kane vuajtur shume per te shenuar ne minuten e 38 nje gol te vetem me ane te nje 11-metershi. Penalltia u ekzekutua sakte nga Jahaj. Por ky gol ka mjaftuar per fitoren e ngushte 1-0. Pogradeci tashme pozicionohet ne vendin e pare ne klasifikimin e Kategorise se Pare me 9 pike po aq sa kane edhe 4 skuadra te tjera Tomori Lushnja Kamza dhe Terbuni pas javes se 4-t. Ndersa Partizani mbetet ne te njejtin pozicion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›