Rinas/ 2 kinezë tentojnë të kalojnë me pasaporta false, vihen në pranga

Dy kinezë të cilët kanë tentuar të kalojnë Rinasin me pasaporta të falsifikuar janë vendosur në pranga nga policia.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, efektivët kanë arrestuar në flagarancë 2 kinezët, njëri 27 dhe tjetri 52 vjeç, të cilët paraqitën në dalje, pasaporta false të Koresë së Jugut.
“Sekuestrohen 2 pasaportat kineze që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrollit fizik, dhe 2 pasaportat false.
Si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë të falsifikuar. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë arrestuar në flagrancë shtetasit kinezë: J. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, këta shtetas kanë paraqitur pasaportë të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara.
Ndërkaq, gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. 4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
/rtsh.al/