E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ursula von der Lejen: Rritje pagash për gjermanët

Gjermanët meritojnë rritje pagash. Kështu ka deklaruar ministrja e Punës, Ursula von der Lejen, ndërsa është ndalur në kërkesën e saj se pagat duhej të rriteshin me 2%.

Ky reagim mori kritika mjaftë të forta nga liderët e koalicionit të qeverisë së saj.

Për gazetat Bild dhe Sontag, ajo është shprehur se punëtorët në Gjermani meritojnë rritje pagash mbi nivelin e inflacionit, që aktualisht është 2.1%.

Pagat për rreth 9 milionë punëtorë pritet të negociohen në javën e ardhshme, pasi sindikatat më të mëdha në Gjermani po kërkojnë një rritje prej 6.5%.

Punëdhënësit kanë hedhur poshtë kërkesat, duke i quajtur të ekzagjëruara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›