E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, humb jetën këmbësori në aksident

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Shënavlash Durrës. Rreth orës 18.00 të mbrëmjes, në zonën e njohur si Mbikalimi i Shënavlashit, një 17- vjeçar i cili ka qënë këmbësor është aksidentuar teksa kalonte rrugën.

Ai ka humbur jetën në spital në sallën e operacionit. Sipas policisë, viktima është aksidentuar nga 42- vjeçari Klodian Nuredini, i cili drejtonte mjetin tip Benx me targa Dr 49 76 D.

Menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i mjetit ka marrë 17- vjeçarin në gjendje kome dhe e ka dërguar në urgjencë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

Megjithë ndihmën intensive të dhënë nga personeli mjekësor, i riu nuk ka arritur që të mbijetojë,  për shkak  të dëmtimeve të forta në trup.

Policia që ka shkuar në vend ngjarje ka njoftuar paraprakisht se shkak i aksidentit ka qënë koha me shi, si dhe mungesa e ndriçimit . Ky është asidenti i tretë me vdekje që ka ndodhur brenda javës ne territorin që mbulon policia rrugore e Durrësit.

Pas humbjes së jetës së drejtuesit te një mjeti në malin e Robit në mesjavë, një aksident tjetër me vdekje ka  ndodhur 2 netë me parë në zonën e hekurudhës në  plazhin e Durrësit. Policia ka njoftuar se ndërkohë është bërë shoqërimi i shoferit Klodian Nuredini, deri në sqarimin e plotë të rethanave të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›