E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 150 kg drogë, pranga 3 personave, mes tyre dhe efektivit të policisë

150 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar Depërtimi, ndërsa në pranga kanë rënë dhe tre poseduesit e saj.

Policia e Tiranës bën me dije se në sajë të një pune hetimore dhe të mirë organizuar, ka bërë të mundur arrestimin e shtatasit Fiqiri Kaso, 24- vjeç, Bledar Danaj, 38- vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, Arti Karoli, 31-vjeç, banues në Gjirokastër.

Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të lëndës, në një parking pranë një Qëndre Tregtare në Tiranë.

Duke i’u referuar burimeve të policisë, mësohet se lënda narkotike vinte nga Lazarati, kjo me qëllim shitjen dhe shpërndarjen në kryeqytet.

Ndërkaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një armë zjarri dhe 2 automjete.

Materialet në ngarkim të tre personave të arrestuar, i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme, për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›