Protesta në Sintagma, në fokus masat antikrizë
Masat antikrizë ka bashkuar sërisht së bashku në sheshin qëndror të Athinës bashkimin e sindikatave, një protestë marrë start në orën 17.00.
Në këtë demostratë e cila është e dhunshme, janë përdorur mjete të ndryshme për të goditur policinë, sikundër dhe për të shpërndarë protestuesit.
Shishe mototov u përdorën kundër policisë e cila nga ana e tjetër u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.
Përpos rrugëve të bllokuara, xhamave të thyera të një Universiteti, mësohet se një polic ka marrë plagë, sikundër dhe protestuesit kanë probleme me frymëmarrjen për shkak të lëndëve kimike të përdorura.
Manolis Glezos, një nga protestuesit e larguar me ambulancë është një figurë historike e mirënjohur e së majtës në Greqi.
Në sheshin Sintagma, aty ku ka shpërthyer zjarri, ndodhen mbi 6.000 forca të policisë, të cilët po përpiqen të kthejnë situatën në normalitet.