E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: KQZ, të mbyll procesin zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Socailiste për Integrim Ilir Meta mohon negociatat për qeveri me kryeministrin Berisha ndërsa nuk pranon të deklarojë se kush janë sektorët në të cilët LSi mendon se mund të japë kontribut. Përmes një komunikimi me mediat, kreu i LSI-së Meta i bëri thirrje të gjithë faktorëve politikë të mos pengojnë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve të mbyllë procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas Metës kjo vonëse është e pafalshme dhe ndikon në proceset integruese të vendit tonë. Kreu i LSI-së gjithashtu foli me tone të ashpra përsa i përket përgjigjes negative nga ana e Bashkimit europian duke theksuar se se koalicioni i ri do të realizojë synimin madhor të shqiptarëve për liberalizimin e vizave .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›