Berisha:Gati ligji për fshatrat turistikë

Këshilli i Ministrave diskutoi mbi vendimin për privatizimin e fshatrave turistikë duke përcaktuar me ligj si detyrim që borxhezia e re të blejë tokën me çmimin e tregut. Kështu sipas kryeministrit Sali Berisha, problemi i fshatrave turistikë është ndërlikuar mjaft me kalimin e viteve, por nuk është bërë i pazgjidhshëm.
Kryeministri i vendit deklaroi se lufta kundër informalitetit është një përpjekje e vazhdueshme e kësaj qeverie e në këtë kuadër ai foli edhe ligjin e shtëpiakëve. Berisha tha se të gjithë zyrtarët që nuk deklarojnë punonjësit e tyre shtëpiakë do të largohen nga puna ndërsa për biznesmenët do të ndiqet moduli sipas të cilit të gjithë kanë shtëpiakë dhe nëse nuk i deklarojnë do përballen me ligjin.
Gjatë mbledhjes së qeverisë Kryeministri e vuri theksin gjithashtu tek privatizimi i INSIG-ut dhe te borxhet e këqinj. Sipas tij do të hartohet një listë me borxhlinjtë e këqinj dhe do t'u shpërndahet të gjithë bankave duke bërë të mundur që të eliminohen kreditë e këqija.