E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti-Reshje shiu dhe stuhi intensive në zonën veri-perëndimore, zbresin temperaturat

Një vorbull ciklonike po ushtron aktivitetin e saj në Mesdhe duke sjellë reshje shiu dhe stuhi në gadishullin e Ballkanit.

E Mërkurë, 25 Tetor 2023

Moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor pasdite në zonën veriperëndimore. Në mbrëmje reshjet do të zhvendosen në Jug. Era do te me drejtim jug-lindje (SE) me shpejtësi 10 – 20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur..

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 11/21°C
  • Zonat e ulëta 15/22°C
  • Zonat bregdetare 18/23°C

Kosovë

Kosova për dt. 25 Tetor 2023 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C – 16°C  në mëngjes deri në 19°C -22°C gradë Celcius në mesditë.

E Enjte, 26 Tetor 2023

Moti do të jetë me vranësira reshje shiu me stuhi në jug në mëngjes, gjatë ditës reshjet do të humbasin intesitet. Era do te me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 10 – 18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0-1,8 metër në det të hapur..

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 11/19°C
  • Zonat e ulëta 15/24°C
  • Zonat bregdetare 18/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›