Serbet ne veriun e Mitrovices nuk lejojne vendosjen e pikave policore
Grupe serbesh ne veriun e Kosoves penguan sot vendosjen e pikave te kontrollit te policise ne disa zona te banuara me popullate te perzier ne veriun e Mitrovices. Ata detyruan policet te terhiqen ndersa shkaterruan te pakten nje nga shtepizat e vendosura ne njeren nga lagjet veriore.
Nje dite me pare Ministria e Puneve te Brendshme te Kosoves urdheroi vendosjen e pikave te kontrollit pas nje incidenti qe la pas vetes nje te vrare dhe dy te plagosur. Selver Haradinaj 38 vjecar humbi jeten nga pasojat e nje shperthimi qe ndodhi ne dritaret e apartamentit te tij ne lagjen e njohur si Tre rrokaqiejt ne bregun verior te lumit Iber qe shenon vijen ndarese te qytetit ne veriun e banuar me shumice serbe dhe jugun me shumice shqiptare.
Perfaqesues te serbeve thane se jane kunder cdo perpjekjeje per vendosjen e pranise se pjesetareve te policise shqiptare pa pranine e policeve serbe qe veprojne ne veriun e Mitrovices. Grupe serbesh nderhyne per te larguar pikat e kontrollit vetem pak minuta pasi qe policia provoi te zbatoje urdhrin e ministrise se brendshme.
Veriu i Kosoves i banuar me shumice serbe vazhdon te jete skena e kundershtimeve me te ashpra ndaj pavaresise se Kosoves dhe ne ate zone edhe me tej nuk njihen e nuk pranohen institucionet e Prishtines. Qe nga 25 korriku i vitit te kaluar rruget kryesore ne zone jane te bllokuara ne shenje kundershtimit te perpjekjeve te Prishtines per zbatimin e Kushtetutes se saj edhe ne veri.
Edhe sot ne kater vjetorin e nenshkrimit te kesaj kushtetute autoritetet ne Prishtine thane se ajo duhet te shtrihet ne gjithe territorin e Kosoves perfshire edhe tri komunat ne veri te vendit.
Por shtrirja e saj ne veri ende duket e larget. Perfaqesuesit serbe te mbeshtetur nga Beogradi kundershtojne cdo mundesi integrimi ne Kosove. Ministri i brendshem i Serbise Ivica Dacic serish eshte angazhuar per ndarjen e Kosoves nje mundesi e cila eshte hedhur poshte nga autoritetet e Prishtines por edhe autoritetet nderkombetare. Por diplomatet perendimore i kane bere thirrje Prishtines qe te hartoje sic eshte thene nje qasje gjitheperfshirese per veriun e Kosoves ndersa gjithnje e me shpesh po permendet mundesia qe te fillojne bisedime per kete ceshtje. Ambasadori amerikan ne Prishtine Christopher Dell ne nje interviste per Radiotelevizionin e Kosoves citohet te kete thene se nje shqyrtim me serioz i situates ne veri gjithsesi do te ndodhe para se zgjedhjet e reja te ndodhin edhe ne Kosoves. Por kjo sipas tij varet edhe nga ajo se cfare qeverie do te kete ne Serbi. Ai ka perjashtuar mundesine qe zgjidhja te kerkohet nepermjet ndonje statusi te posacem apo ndonje lloj tjeter autonomie.