E Enjte, 5 Nëntor 2026

Moti i keq/ Bllokohen 6 turistë në kanionet e Langaricës në Përmet

Gjashtë turistë kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Langaricës në Përmet, si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë këtë zonë.

Policia e Përmetit thotë se turistët kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.

Mësohet se shkak është bërë dalja nga shtrati i lumit Langaricë si rezultat i reshjeve me intensitet.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar për kërkimin dhe shpëtimin e tyre një grup i shërbimit zjarrfikës të bashkisë dhe grupi gatshëm i policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›