E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, Policia: Ja situata në rrugët e vendit

Qyteti i Gjirokastrës

TIRANE- Probleme qarkullimi ne shume akse te vendit, per shkak te vazhdimit te situates se keqesuar te motit, me reshje bore ose shiu ne zona te ndryshme.  Policia apelon per zbatim te rregullave te qarkullimit, nderkohe qe thekson se jane shtuar kontrollet neper rruge. Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton:

Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për
mjete të vogla,
2. aksi Kukës Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri Fierz i kalueshëm me zinxhirë,

5. aksi B.Curri Valbonë i pa kalueshëm
6. aksi Krumë B. Curri dhe Krum Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë
me vështrësi,
7. aksi Kukës – Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Ujmisht Lusen Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i PA kalueshëm,
9. aksi Shëmri Qafë Shllak i pa kalueshëm,
10. aksi rrugor Topojan Shishtavec i pakalueshëm,
Në të gjitha akset nacionale në këtë Qark po punohet për pastrimin e
rrugës dhe hedhjen e kripës. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta
dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në
të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi Bulqizë Klos Burrel – Ulëz i kalueshëm
me zinxhirë,
2. aksi Bulqizë Shupenzë Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Krastë Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi rrugor Peshkopi – Sllovë Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
5. aksi Peshkopi Muhurr Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
6. aksi Arras Zall Dardhë Reç i pakalueshëm,
7. aksi Ostren – Stëblevë Librazhd i pakalueshëm,

8. aksi Arras Lurë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe
shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve
për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Shkodër Koman i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Qaf Çelë Pukë – Fushë Arrës Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,
4. aksi Koplik Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
5. akset Koplik Razëm, Bogë Theth, Selcë Vermosh të
pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
6. aksi Qafë Mali Dardhë- Fierz i pakalueshëm,
7. aksi Fushë Arrës Iballë i pakalueshëm.
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe
shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve
për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla,
2. aksi rrugor Mirdit Shpal Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë
me vështirësi,

3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e
kalueshme. Po bashkëpunohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e
kripës dhe skorieve në rrugë për shkak të ngricave gjatë natës.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhd – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për
pastrimin e tij si dhe po hidhet kripë në bashkëpunim me entin pronar
të rrugës.
2. aksi Elbasan Qafë Krrabë i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Librazhd Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë Qafa Plloç – Qafë Thanë kalohet me
zinxhirë,
2. aksi rrugor Korçë – Boboshticë Dardhë dhe aksi rrugor Korçë
Voskopojë janë të pakalueshme
3. aksi Korçë Ersekë Leskovik kalohet me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla.

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta në disa segmente ka dhe
shtresa akulli. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve
për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë – Gjirokastër Tepelenë kalohet me zinxhirë,
2. aksi Tepelenë Përmet është i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi Përmet – Çarshovë është i pakalueshëm,
4. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë me vështirësi.
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e
gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa
zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht
pa probleme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›