Gjykata rrëzon kërkesën e akuzës për Prendin

Ish-komandanti i Gardes, Ndrea Prendi dhe avokati i tij Genc Gjokutaj
TIRANE- Gjykata e Tiranes ka rrezuar kerkesen e Prokurorise per ndryshimin e mases se sigurise per ish kreun e Grades, Ndrea Prendi, nga “arrest shtepie”, ne “arrest me burg”.
Vendimi eshte marre sot, duke u argumentuar me faktin se procesi eshte paralel edhe ne Gjykaten e Apelit.
“Panorama” shkruan sot se prokuroria ka ndryshuar kushtet ne lidhje me proven e dyshimeve te fajesise mbi te akuzuarin Ndrea Prendi. Akuza ka mundur te siguroje prova te reja. Behet fjale per nje akt qe pasqyron se pistoleta me te cilen dyshohet te jete vrare demonstruesi Faik Myrtaj eshte terhequr nga Prendi ne magazinen e armatimit mengjesin e 21 janarit.
Për sa i përket inxhinierit të IT-së së kryeministrisë Armand Kasaj dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Kryerjes së veprimeve që tentojnë fshehjen e të vërtetës” pasi dyshohet se ai ka fshirë filmimet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë .