E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq, Policia e Shtetit panoramë të situatës në vend

Nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, Policia e Shtetit,porosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht respektimin e normave të shpejtësisë, përdorimin e dritave jo verbuese dhe përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore. Në një njoftim për shtyp Policia e Shtetit ka bërë një panoramë të situatës në akset rrugore në shkallë vendi, ku sipas informacioneve rezulton:

Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë - Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës - Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri - Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri - Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri - Valbonë i pakalueshëm,
6. aksi Krumë - B. Curri dhe Krum - Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë
me vështirësi,
7. aksi Kukës - Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i pa kalueshëm,
9. aksi Shëmri - Qafë Shllak i pa kalueshëm,
10. aksi rrugor Topojan - Shishtavec i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha
akset nacionale në këtë qark. Temperaturat janë më të larta se dje
dhe reshjet e shiut dhe dëborës me më pak intensitet. Po punohet në
vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së
rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos - Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krastë - Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me veshtërsi,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi - Muhurr - Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështersi,
7. aksi Arras - Zall Dardhë - Reç i pakalueshëm,
8.aksi Ostren - Stëblevë - Librazhd i pakalueshëm,
9. aksi Arras - Lurë i pakalueshëm.

Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër - Mabe normal,
2. aksi rrugor Shkodër - Koman i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Koplik - Hani i Hotit i kalueshëm pa probleme,
7. akset Koplik - Razëm i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Bogë - Theth, Selcë - Vermosh të pakalueshme, po punohet për
pastrimin e tyre,
9. akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme,
10. aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierz i pakalueshëm,
11. aksi Fushë Arrës - Iballë i pakalueshëm.

Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik - Kalimash i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Mirdit - Shpal - Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore
janë të pakalueshme.

Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2. në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë

Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhdë - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për
pastrimin aksi Librazhdë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan - Qafë Krrabë i kalueshëm,
3. aksi Librazhd - Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Korçë - Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë -
Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë me veshtirësi,
3. aksi Korçë - Ersekë - Leskovik kalohet me zinxhirë me veshtërsi,

Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë - Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër - Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë - Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i pakalueshëm,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë,

Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë - Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa
zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për
normalizimin e gjendjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›