E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet si Piramidat, BB: Vetëm 4500 nga 270 mijë subjekte janë legalizuar

Tiranë- Vetëm 4500 subjekte nga 270 mijë që kanë aplikuar janë legalizuar në vendin tonë. Ky është përfundimi i raportit të Bankës Botërore, sipas së cilës korruppsioni dhe moszbatimi i politikave në terren ka bërë që ky proces të ecë me ritme aspak normale.

Sipas raportit, ALUIZMI, ka të gjithë stafin dhe mbështetjen e nevojshme financiare që procesi të vijojë normalisht, por fakti tregon se ritmet janë minimale.

Procesi i legalizimit ka ecur ngadalë përkundër burimeve që i janë kushtuar. ALUIZNI është një organizatë e madhe dhe e pajisur mirë me burime, kostot operative të së cilës i mbulon buxheti i shtetit- thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Duke shtuar se procesi edhe me anë të hartave dixhitale sërish ka arritur t’i japë legalitetin vetëm një pjesë të vogël aplikantësh.

Agjencia ka njohuri teknike për vrojtimet topografike, bërjen e hartave, aspektet juridike dhe ato urbanistike dhe ka prodhuar harta moderne të kompjuterizuara për të gjithë vendin në bazë të fotografive ajrore të bëra në vitin 2006. ALUIZNI ka prodhuar harta të kompjuterizuara për shumicën e pronave për të cilat ka marrë kërkesë legalizimi. Megjithatë, ka përfunduar vetëm një përqindje e vogël e legalizimeve, titujt e të cilave janë regjistruar nga ZRPP-ja- thuhet më tej në raport.

Por më e keqja që buron nga ky proces, siç duket i paplanifikuar siç duhet, nuk mjaftohet vetëm me vonesa të legalizimit. Aplikantët për legalizim të ndërtesës së tyre kanë paguar paratë pranë shtetit, por ky i fundit i ka shpenzuar për të kompensuar pronarët e tokave në zona të ndryshme të vendit, duke legalizuar me ritëm minimal dhe fare pak ndërtime pa leje, krahasuar me aplikimet.

Edhe subjektet e legalizuar janë kryesisht pallate apo persona që e kanë marrë tokën me një çmim fare minimal. Por nga një anë procesi ecën me ritme të ngadalta nga ana tjetër ndërtimet po mbijnë si kërpudhatm të cilat arrijnë në 80.000 pa leje dhe jashtë procesit të legalizimit.

ka të paktën edhe 80.000 prona që mbeten jo të ligjshme dhe jashtë procesit të legalizimit. Për më tepër, numri i ndërtimeve të paligjshme vijon të rritet, me vazhdimin e ndërtimit të objekteve pa leje (ose se kështu vendosin vetë ndërtuesit ose sepse sistemi urbanistik nuk funksionon si duhet), thuhet në raportin e BB-së.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Bashkia Tiranë: Gati 124 dosjet e para për legalizimet Tiranë- Dokumentacioni i 124 dosjeve të hipotekave të para që...
  2. Alarmi: Rreth 130 mijë shqiptarë se dinë që janë diabetik Tiranë- Shqiptarët janë të prekur nga sëmundja e diabetit në...
  3. Gratë janë të bukura vetëm dy orë në ditë Gratë më së miri duken dy orë gjatë ditës përkundër...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›