E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin reshjet, veriu i bllokuar nga dëbora

Ndërsa jugu dhe juglindja e vendit janë përfshirë nga reshjet e shiut dhe erërat e forta veriu dhe verilindja e vendit gjendet i bllokuarnën ftohtësinë e akullt të dëborës.

Kryesisht situatë problematike mëngjesin e sotëm paraqitet në veri, ku në një pjesë të tij kanë filluar sërish reshjet e dëborës.
Njoftohet se segmenti rrugor Pukë Fushë- Arrëz është i kalueshëm vetëm me zinxhir, ndërsa thuajse të gjithë komunat e Kukësit janë të bllokuara nga dëbora.

Po kështu akset rrugore, Kukës-Krumë dhe Morinë-Kalimash janë të kalueshme vetëm me zinxhir, ndërsa vijojnë të jenë të bllokuara akset rrugore Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi. Të bllokuara janë gjithashtu edhe akset rrugore, Peshkopi-Librazhd dhe Peshkopi-Kukës. Po kështu bëhet e ditur
se të bllokuara janë edhe komunat e Hasit dhe të Tropojës dhe gati të gjitha komunat e Dibrës ku mëngjesin e sotëm kanë filluar sërish reshje dëbore dhe veçanërisht kritike paraqitet situata në Lurë, Sllovë, Ostren, Kalaja e Dodës etj.Problematike paraqitet situata edhe në Vermosh ku trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›