Moti i keq, bllokohet për tre orë kortezhi mortor në Bulqizë
Reshjet e shumta të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme në qarkullim. Mësohet se nga komuna Pult, e qytetit të Shkodrës dy fëmijë janë transportuar me helikopter drejt Tiranës, si rezultat i problemeve shëndetësore , pasi komuna gjendet terësisht e bllokuar. Probleme janë shënuar dhe në qytetin e Bulqizës, teksa një kortezh mortor është bllokuar nga reshjet e shpeshta të dëborës prej tre orësh, në urën e "Çerezenit", të komunës Ostren. Ndërkohë mësohet se në ndihmë të kortezhit ka vajtur një një fadromë.