Moti i keq, bllokohet qafa e Llogarasë

Reshjet e dendura të borës të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Vlorë-Sarandë.
Disa automjete janë bllokuar në qafën e Llogarasë në pamundësi për të kaluar si pasojë e akujve dhe dëborës në rrugë. Automjetet nuk janë të pajisur me zinxhir ndërsa po qëndrojnë në pritje të hapjes së rrugës.
Mësohet se mjetet e pastrimit të ndërmarrjes rrugore ndodhen në zonë dhe po hedhin kripë dhe skorie për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.