Tentoi të grabisë dyqanin ushqimor, arrestohet 20 vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet për grabitje.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 20-vjeçari Orges Agur Gjojdeshi, banues ne Patos pasi ka tentuar të vjedhë një dyqan ushqimor.
Ngjarja ka ndodhur orës 23.30 të mbrëmjes, kur Gjojdeshi ka tentuar të vjedhë një dyqan ushqimor, në lagjen “29 Marsi” në Patos.
Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së së Fierit.