E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zhduket që prej 4 ditësh një 20-vjeçare

Një 20-vjeçare rezulton e zhdukur që prej 4 ditësh në Tiranë. Inesa Dushku 20 vjeç ka dalë nga shtëpia e saj 4 ditë më parë për të blerë diçka dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

Kanë qënë familjarët e saj të cilët e kanë denoncuar zhdukjen e saj në komisariatin numër 5 në kryeqytet dhe menjëherë pas marrjes së denoncimit efektivat e policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e vajzës.
 

Sipas familjarëve të saj 20-vjeçarja ka qënë e veshur me një kostum ngjyrë rozë dhe ishte në gjendje depresive në momentin që ka dalë nga shtëpia.
 

Sipas policisë dyshohet se 20-vjeçarja është parë ditën e shtunë në zonën e Babrrusë në kryeqytet por ende nuk informacione të saktë në lidhje me vendodhjen e saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›