E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq bllokonmijëra pasagjerë nëaeroportet e Europës

TIRANE- Krishtlindje të vështira për mijëra pasagjerë të bllokuar nëpër aeroportet e Europës, për shkak të motit të keq, pasi ngrica dhe bora ka pezulluar qindra fluturime.
Sipas BBC-së, vetëm në aeroportin Sharl de Gol, kaluan natën mbi 200 vetë, pasi autoritetet anulluan 400 fluturime.
Në Bruksel, aeroporti kryesor vazhdon të jetë i bllokuar, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos qarkullojnë as me automjete.
Edhe në Italinë fqinje ka rreshje intensive shiu, që kanë bërë që Venecia të përballet sërish me përmbytje. Probleme me përmbytje ka edhe në Vicenza, ku është urdhëruar edhe evakuimi i një pjese të popullatës.

Në Danimarkë, në ishullin baltik Bronholm, autoritet kanë njoftuar se do të ndërpresin për momentin përpjekjet për pastrimin e rrugëve nga orteqet e mëdha të borës. Probleme ka edhe në qarkullimin e trenave, për shkak të rreshjeve të dendura të borës, vecanërisht në Gjermani.
Kjo e fundit, duket se është vendi më i goditur nga moti i keq, në të gjithë Europën. Rreshjet e borës, kanë shkaktuar aksidente të shumta rrugore dhe vonesa të shumta në trafikun hekurudhor.
Vetëm, në 24 orët e fundit sipas medias gjermane janë regjistruar 1734 aksidente rrugore, ku kanë mbetur të plagosur rëndë 16 persona.
Shtresa e borës së re ka arritur tashmë trashësinë prej 20 cm, ndërsa meteorologët paralajmërojnë rreshje të reja bore veçanerisht në Bavari, në jug të Gjermanisë.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›