E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, aksident tragjik vdesin 3 fëmijë 2 motra e i vëllai

KRUJE-Një aksident tragjik, ku 3 fëmije të familjes Kola kanë humbur jetën ka ndodhur pak pas mesnatës së të shtunës në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy motrave dhe vëllait të tyre. (në foto makina e aksidentuar)

Makina me targa Kruje ku udhëtonte babai me tre fëmijët e tij është përplasur me një automjet me targa të huaja që sapo kishte dalë nga një rrugë dytësore e fshatit Borizanë. Viktimat janë Viola Kola 6 vjec, Griselda Kola 12 vjec dhe Gerald Kola 9 vjec, kurse babai i tyre Anton Kola, rreth 40 vjec, ndodhet në gjëndje tepër të rëndë në spital ushtarak në Tiranë. Familja Kola nga fshati Derven po kthehej nga një darkë Krishtilindjesh në fshatin Borizanë kur automjeti me të cilën ata udhëtonin një makinë tip golf 2 me targa KR 34602 është përplasur me një makinë tjetër tip golf 4 me targa të huaja BG 986 DL.

Nuk ka të dhëna nëse është lenduar edhe drejtuesi i mjetit me targa të huaja apo nëse kishte dhe pasagjerë të tjerë. Policia mbërriti menjëherë në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që sollën këtë aksident tragjik. Behet e ditur gjithashtu se është shoqëruar në polici dhe drejtuesi i automjetit me targa të huaja.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›