Ekuadori njeh Palestinën si shtet

Nga Express më 25 dhjetor 2010 në ora 16:30
Qeveria e Ekuadorit njoftoi se ka njohur Palestinën si shtet “të lirë dhe të pavarur”.
Ky vendim pason të njëjtin veprim të tri shteteve të tjera të Amerikës së Jugut, më saktësisht Brazilit, Argjentinës dhe Bolivisë, të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e vendit.
Sipas një deklarate zyrtare për shtyp, presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, nënshkroi dokumentin “përmes të cilit qeveria e ekuadoriane njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës së lirë dhe të pavarur, sipas kufijve të përcaktuar në vitin 1967”, rrjedhimisht para pushtimit të territoreve palestineze nga Izraeli.