Eurocontrol: Kompanive ajrore, u duhen tre vjet të marrin veten

Bruksel, 1 shkurt, NOA Kompanive ajrore në Evropë dhe në tërësi në
botë, do tu duhen të paktën 3 vjet për t'u rikthyer në normat e rritjes së
qëndrueshme. Ndërkaq, shumë prej tyre janë të destinuara të shkojnë drejt
falimentimit të sigurt. Një parashikim i tillë është bërë nga drejtori i
Përgjithshëm i IATA-s, Giovanni Bisignani, i cili paraqiti një tablo të zymtë
mbi të ardhmen e afërt të biznesit të fluturimeve ajrore.
Duke
iu referuar të dhënave të nxjerra nga Eurocontrol (Organizata Europiane për
Sigurinë e Fluturimit Ajror) për vitin 2009, ai tha se është shënuuar një rekord i rënies së fluturimeve në Evropë.
Sipas të dhënave
konkrete, kjo rënie ka qenë në nivelin prej 6.6 përqind gjatë vitit të kaluar
dhe pritet që edhe këtë vit të mos jetë më e pakët.
n.e//NOA