Moti i keq, i gjithë vendi përfshihet nga stuhi bore e shiu
Mot i keq me stuhi me reshje shiu bore dhe erëra të forta në 24 orët e fundit ka përfshirë gati gjithë vendin nga veriu në jug. Ne Puke jane regjistruar temperaturat deri në -7 gradë. Tropoja, Puka, Korca përfshihet nga reshjet e borës. Ne Gjirokastër, Durres, Vlore reshje shiu e erera te forta. Ne Korce e Pogradec disa zona pa energji. Izolohen zonat e thella.
TROPOJË- Në rrethin e Tropojës, skaji më verior i vendit reshjet e dendura të dëbores kanë përfshirë zonën që nga orët e vona të natës së kaluar dhe kanë vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve në akset rrugore rurale.
Trashësia e borës në qytetin e Bajram Currit ka arritur në rreth 15 cm, ndërsa në zonat rurale mbi 30 cm. Si rrjedhojë e reshjeve të pandërprera të borës është vështirësuar lëvizja e mjeteve në akset rrugore Fierzë – Lekbibaj dhe Bajram Curri-Valbonë, që gjithsesi mbahen ende të hapura, njofton atsh. Po ashtu, vështirësi ka patur për lëvizjen e mjeteve edhe në afërsi të Qafë Morinës, për të cilën është dashur ndërhyrja e borëpastrueses rreth orës 03.00 të mëngjesit për stabilizimin e situatës.
Ndërkohë, vazhdimi me të njëjtat ritme i reshjeve të dëborës mund të shkaktojë bllokimin e disa prej akseve rrugore të këtij rrethi.
KUKËS- Në verilindje rreshjet e dëborës kanë nisur që pas mesnatës, dhe kanë vazhduar në orët e mëngjesit, ndonëse me intensitet të ulët. Trashësia e dëborës në qytetin e Kukësit ka arritur në 2- 3 centimetra, ndërsa në zonat rurale mbi 15 centimetra. Intensiteti i ulët i reshjeve të dëborës nuk ka shkaktuar ndonjë problem në akset kryesore rrugore të zonës. Drejtoria e Ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve ka thënë se lëvizja në segmentin e autostradës Morin- Kukës-Tunel vazhdon të kryhet pa zinxhirë, ndërsa në akset rrugore të tjera lëvizja me zinxhirë e mjeteve është e domosdoshme.
Po ashtu, të kalueshme, ndonëse me vështirësi, janë edhe akset rrugore rurale. Situata në këto akse mund të përkeqësohet në rast se reshjet e dëborës vazhdojnë.
PUKE- Edhe në Pukë janë rikthyer reshjet e dendura të dëborës. NEWS24 raporton për probleme në të gjitha segmentet rrugore të kësaj zone dhe drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin vetëm me zinxhirë. Në Pukë temperaturat kanë zbritur deri në -7 gradë celcius.
SHKODER- Në qarkun e Shkodrës reshjet e borës kanë bllokuar zonën e thellë të Vermoshit, si dhe akset Shkoder- Dukagjin dhe Shkoder-Theth.
TIRANE- Kryeqyteti është përfshirë sot nga erëra të forta dhe reshje shiu të përkohshme. Era e fortë ka filluar në orët e natës dhe kanë vazhduar gjatë paradites. Moti gjatë ditës së sotme parashikohet të jetë me reshje shiu të alternuara dhe me diell. Temperaturat minimale shënuan 6 gradë, ndërsa maksimalet pritet të jenë 12 gradë celcius.
DURRËS- Moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu karakterizon sot gjithë rajonin detar të Durrësit, ndërsa pritet të përkeqësohet dhe në vazhdim. Kapiteneria informon për det të trazuar 4- 5 ballë ndërsa era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi deri në 7-8 metra në sekondë.
Kapiteneria informon se megjithëse deti ka qenë i trazuar nuk ka shkaktuar probleme në ankorimin e trageteve që lundruan mbrëmë nga Bari (Itali). Për shkak të reshjeve në kalata është bllokuar përpunimi i anijeve tregtare me mallra, ndërsa vazhdon pa probleme përpunimi i anijeve me kontejnerë, informon atsh. Gjithashtu një grup prej 25 motopeshkatoresh të sektorit të Durrësit kanë dalë në gjueti në zonën detare nga grykëderdhja e lumit Seman në jug deri në atë të Bunës në veri.
KORCE- I gjithë rajoni është përfshirë nga stuhi me reshje shiu dhe dëbore e erëra të fuqishme që kanë lënë pa energji elektrike shumë zona të Korcës dhe Pogradecit, duke përfshirë këtu edhe Ersekën e Devollin, informon NEËS24.
Rreth 12 fshatra të komunës Moglicë në Korce vuajne prej disa orësh mungesën e energjise elektrike. Sipas te dhenave zyrtare e njëjta situate paraqitet edhe në disa fshatra në rrethin e Pogradecit.
Shërbimi meteorologjik informon se temperatura gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka qenë -1 gradë celcius dhe ajo më e lartë, që pritet të shënohet në mesditë, do të jetë plus 2 gradë celcius.
Drejtoria rajonale informon se në akset rrugore Kapshticë-Korçë, Korçë-Qafë Thanë dhe Korçë-Ersekë, automjetet qarkullojnë normalisht, ndërkohë që në Qafën e Qarrit, ku ka patur reshje dëbore dhe shtresa akulli që në mëngjes herët, është bërë spërkatja me kripë dhe automjetet qarkullojnë normalisht. Në rrugën e fshatit turistik të Dardhës dhe në rrugën e komunës së Lekasit, për shkak të dëborës dhe shtresave të akullit, automjetet qarkullojnë vetëm me zinxhirë, informon atsh.
GJIROKASTER- Në jug të vendit, u gjithë qarku i Gjirokastrës, ku përfshihen Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena, është përfshirë nga reshje të shumta shiu, por pa shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Policia informon se reshjet e shiut nuk krijuan probleme në rrugën kombëtare Kakavijë-Ballsh, me një gjatësi 110 km. Sipas atsh-se policia rrugore ndodhen në gadishmëri dhe janë vendosur në të gjitha akset kombëtare. Reshjet e shiut kanë ndikuar në shtimin e prurjeve të lumit Drino të cilat sipas specialistëve arrijnë në rreth 10 metër kub ujë në sekondë.
VLORE –Në gjirin detar të Vlorës reshjet e shiut, që nisën në orët e para të mëngjesit, pritet të vazhdojnë edhe gjatë paradites së sotme. Kapiteneria informon se sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Juglindje, me shpejtësi nga 4-6 m/sek deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit, ndërsa valëzimi në hapësirën detare brenda gjirit të Vlorës do të arrijë 1-2 ballë dhe në det të hapur 3-4 ballë.
(s.g/balkanWeb)