Vlorë, deti i trazuar përpin peshkatarin nisin kërkimet
VLORE- Një peshkatar është zhdukur gjatë orëve të natës teksa po peshkonte në një distancë 1 milje nga baza e Pashalimanit në gjirin e Vlorës. NEWS24 raporton se 24 vjecari Aleks Koçiraj po peshkonte kur i është përmbysur varka dhe i riu është përpirë nga dallgët e detit të trazuar.
Aleksi ka qenë i shoqëruar edhe nga një shok tjetër peshkatar i cili ka arritur të shpëtonte me not. Pasi ka dalë nga deti Taulant Japuaj, 22 vjec, ka njoftuar policë për ngjarjen. Policia dyshon se 24 vjecari mund të jetë mbytur, ndërkohë kanë nisur kërkimet për të gjetur trupin e tij
Kërkimet kanë nisur që në orët e vona të mbrëmjes por deri paraditen e sotme nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Në këtë operacion janë përfshirë mjete të policisë kufitare dhe të Rojes Bregdetare.
(s.g/BalkanWeb)