Moti i keq lë në errësirë qytetin e Pukës
Moti i keq nuk ka sjellë vetëm vështirësi në qarkullim por ka lënë në errësirë një pjesë të mirë të vendit. Kështu kompania CEZ Shpërndarje bën me dije se si rezultat i dëmtimit të linjave që përçojnë energjinë elektrike nga shirat e shumtë, rrufetë dhe erërat e forta i gjithë qyteti i Pukës ka mbetur pa energji elektrike.
Po kështu mësohet se ndërhyrja në linjat e prishura është e pamundur si rezultat i rrufeve . Si pasojë e motit të keq janë thyer disa izolatorë dhe janë këputur linja të shumta elektrike. Gjithashtu mësohet se dëmtime serioze ka pësuar edhe nënstacioni në Pukë dhe Fushë-Arrës.
Nuk dihet ende se sa do të zgjasë mungesa elektrike në këtë qytet dhe kur do të bëhet e mundur ndërhyrja për të riparuar zonat e dëmtuara.