Virozat e stinës- Fluks në pediatri, 200 fëmijë vizitohen çdo ditë
Bulqizë- Temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe rreshjet e dëborës në qytetin e Bulqizës. Si pasojë është shtuar edhe numri i fëmijëve të prekur nga virozat që janë shtruar në spitalin e qytetit.
Ndërkohë mjekët e spitalit të Bulqizës shprehen se javët e fundit vërehet një numër më i madh të prekurish nga virozat, dhe kryesisht këta janë fëmijë.
Ndërkaq mjekët pediatër shtojnë se gjatë muajit dhjetor numri i fëmijëve që vizitohen çdo ditë është rreth 200 persona. Ndersa rreth 40 fëmijë të tjerë janë të shtruar pranë këtij spitali.
Mjekët pediatër bëjnë thirrje që prindërit të tregohen të kujdesshëm në këtë stinë dhe të zhvillojnë konsulta të herë pas hershme me mjekun e familjes.
No related posts.