E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Rritja e çmimeve, Bashkia: Do publikohen subjektet abuzues

Tiranë- Emrat e të gjithë subjekteve që rrisin çmimet, me rastin e festave të fundvitit në mënyrë abuzive, do të bëhen publik nga Bashkia e Tiranës.

Bashkia e Tiranës bën të ditur se për çdo rast abuzimi me çmimet do të merren të gjitha masat siç parashikohen në ligj sikundër emrat e subjekteve dhe drejtuesve të tyre do të bëhen publik në media- thuhet në deklaratën për shtyp të bashkisë më të madhe në vend.

Ndërkohë në deklaratë thuhet se Task-Forca e bashkisë po vazhdon monitorimin intensiv të tregjeve të kryeqytetit me qëllim parandalimin e rritjes abuzive të çmimeve nga ana e tregtarëve.

“Sot janë ndërrmarrë aksione në tregun me shumicë në Uzinën Dinamo. Po ashtu në mbështetje të këtij aksioni sot edhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve të cilët ka ushtruar kontrolle të shitjes me shumicë dhe pakicë e produkteve të shportës por edhe fruta-perimeve në tregjet e kryeqytetit”- thuhet më tej në deklaratën e bashkisë.

Po ashtu mesohet se gjatë kontrollit rezultoi se pikat e shitjes me shumicë kishin afishuar listën e çmimeve si dhe mallrat tregtoheshin të shoqëruara me fatuarat tatimore përkatëse.

Ndërkohë bëhet me dije se Task Forca e bashkisë do të vazhdojë monitorimin në të gjitha tregjet me shumicë dhe pakicë si dhe supermarketet e qytetit të Tiranës.

Dorina Bilbili/IDEA

No related posts.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›