Itali, nderohet me Çmimin për Paqen 2011 Liri Berisha
Itali- Me “Çmimin për Paqen 2011″ këtë vit është nderuar nga rajoni i Lombardisë presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Liri Berisha.
Ky çmim i është dorëzuar konsullës sonë në Milano, Nausika Spahia gjatë një ceremonie tradicionale të përvitshme, të organizuar nga presidenti i rajonit të Lombardisë, Roberto Formigoni.
Sajë vlerësimit për punën e saj të vazhdueshme humanitare, shkencore dhe sociale në drejtim të personave në nevojë, veçanërisht me një mbështetje ndaj grave dhe fëmijëve me probleme shëndetësore apo edhe në kushte të keqia ekonomike ka shkuar edhe ky çmim për zonjën Liri Berisha.
Ky çmimi është një vlerësim vjetor i akorduar nga Këshilli Rajonal i Lombardisë, i cili prej vitit 1989 promovon kulturën e paqes dhe solidaritetit kudo në botë. Çmimi përcaktohet nga një komision i ngritur posaçërisht për vlerësimin e kandidaturave që referohen nga e gjithë bota.
Po ashtu çmimi për paqen u jepet subjekteve, personave fizikë apo enteve publike dhe private, që me punën e tyre në fushën e humanizmit, kërkimeve shkencore dhe veprimtarive me natyrë sociale, kanë mundësuar promovimin e paqes dhe solidaritetit kudo në botë.
Disa nga personalitet apo subjektet që janë nderuar ndër vite me këtë çmim janë, qendrave spitalore apo universiteteve të ndryshme si universiteti Cattolica di Milano, Holy Family Hospital of Nazaret dhe Argjipeshkvi i Bejrutit, e kanë marrë edhe personalitete të shquara botërore, si p.sh.: znj. Ung San Su Kyi, lider i rezistencës në Birmani. Rudolph W.Giuliani, kryebashkiaku i Neë York 1997, për impenjimin e tij të jashtëzakonshëm mbas atentateve të 11 shtatorit në New York. Këngëtarja e famshme NOA e famshme jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për impenjimin në miqësimin dhe afrimin e popujve në konflikt. Po kështu është nderuar senatorja e PDL, znj. Barbara Contini eksperte në marrëdhëniet ndërkombëtare për negocimin e konflikteve.
Drejtoresha rajonale e OSBE-së për Ballkanin, fituese e 30 çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për impenjimin e saj në Bosnjë-Hercegovinë, Irak, Darfur, Nigeri. Khaled Ksab Mahamed, avokat araboizraelit, themelues dhe drejtues i Institutit arab për studimet mbi holokaustin. Shkrimtarja libaneze, Joselyn Khoveiry, e famshme për librat e saj tek të cilët prek tema për afrimin dhe miqësimin e popujve në konflikt etj.
No related posts.