MB: Pasaportat jobiometrike s`do përdoren pas 1 marsit

Nga 1 marsi pasaportat e vjetra jobiometrike nuk do të jenë të vlefshme. Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i ministrisë së brendshme Fatmir Konja bëri me dije vendimin e këshillit të Ministrave për nxjerrjen nga qarkullimi të pasaportave të vjetra.
Në këtë deklaratë Konja paraqiti edhe disa statistika në proçesin e paisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet biometrike.
“Deri në datën 30 Dhjetor 2011 kanë aplikuar për pasaporta biometrike 2 158 000 qytetarë, janë lëshuar dhe dërguar në zyrat e Aleat, pranë rajoneve të policisë 2 150 000 pasaporta, ndërkohë 2 116 000 qytetarë shqiptarë kanë në dorë tashmë pasaporta biometrike për udhëtim jashtë shtetit”-tha ai.
Pas vendimit të nxjerrjes nga qarkullimi të pasaportave jobiometrike, nuk dihet ende nëse do të ketë rimbursim të atyre që janë paisur me pasaporta deri në mars të vitit 2009, kur edhe nisën pasaportat biometrike.