E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton per vdekje 40 vjecarin

Tirane- Nje 23 vjecar eshte vene ne pranga, pasi ka aksidentuar nje qytetar i cili me pas ka gjetur vdekjen. Arben Shkembi, lindur dhe banues ne Tirane eshte vene ne pranga nga specialistet e seksionit te hetimit te Aksidenteve. Arrestimi i tij u be i munduar, pasi dy dite me pare duke drejtuar mjetin veture me targa BA 751 RJ, ne rrugen Kamez- Tirane, prane Institutit Bujqesor, eshte perplasur me mjetin ciklomotorr tip "Piaggio Si", pa targa. Si pasoje e ketij aksidenti eshte demtuar rende drejtuesi i ciklomotorrit Dashamir Truka, 40 vjec, i cili u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak Tirane ku edhe pas ndihmes mjekesore te dhene nuk mundi te mbijetonte. Materialet hetimore ne ngarkim te 23 vjecarit i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes. Mbi te rendon akuza e "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›