Arrestohet 18 vjecarja L.D
Vlore - Nje 18-vjecare ka marre nje dhome me qira, duke u perpjekur te nxjerre te ardhurat pikerisht nga zhvatja e shtepise se qiramarresit. L.D nga Llakatundi i Vlores eshte vene dje ne pranga nga policia, pas denoncimit te bere nga pronari i shtepise i cili kishte kapur vajzen duke vjedhur ne banesen e tij. Sipas burimeve nga policia e Vlores vajza kishte marre nje dhome qira ne ndertesen dy katershe, te nje shtetasi ne lagjen "Pavaresia", ne qytetin e Vlores. Pak kohe pas qendrimit te saj ne banese, ajo mundi te siguroje celesin e qeradhenesit dhe kaq ka mjaftuar qe te niste seria e vjedhjeve. Mungesa e sendeve si dhe e lekeve ka vene ne dyshim pronarin e baneses i cili me pas e ka kapur ne flagrance. Vajza dyshohet te jete autorja e disa vjedhjeve te tjera ne kete zone. Gjate kontrollimit te ushtruar ne dhomen ku ajo jetonte jane gjetur sende, te cilat jane denoncuar si te vjedhura nga banore te ndryshem.