Moti i keq në Francë, nisinfluturimet në Roissy
ROISSY - Trafiku ajror iu rikthye normalitetit sot në mëngjes në aeroportin parizian Roissy-Charles de Gaulle pas bllokimeve dhe anulimeve të shumta lidhur me dëborën dhe të ftohtit ditën e djeshme, njoftoi një gazetar i AFP-së.
"Gjithçka po i kthehet normalitetit", theksoi për AFP-në një zëdhënës i kompanisë Air Francë, pasi radhët e pritjes janë reduktuar në disa metra nga rreth 200 një ditë më parë.
Agjentët e sigurisë civile vendosën shtretër portativë dje për rreth 200 udhtarët të detyruar ta kalonin natën e Krishtlindjeve në aeroport.
Dje janë anuluar 400 fluturime në këtë aeroport për shkak të dëborës dhe të ftohtit.
Në rrjetin hekurudhor, për shkak të reshjeve të dëborës të ditëve të fundit, trafiku i trenave të shpejtësisë së madhe, TGV, ishte ende i kufizuar duke sjellë vonesa që shkonin nga 30 minuta në një orë e gjysmë në veri, lindje dhe juglindje. Asnjë kufizim nuk ka patur në zonën perëndim-jugperëndim.
Trenat Eurostar dhe Thalys kishin gjithashtu vonesa deri 40 minuta.
Në rrugë, qarkullimi i rënduar dje nga dëbora dhe ngricat, po i rikthehet gjithashtu normalitetit sot në mëngjes.
(d.b/BalkanWeb)