E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal-Çelsi,tëhënën luhetbeteja e “titanëve”

ANGLI- Arsenali dhe Çelsi do të luajnë të hënën në mbrëmje në stadiumin “Emirates” në Londër, supersfidën e kësaj jave në Premier Ligën angleze. Të dyja skuadrat kanë nevojë në mënyrë dëshpëruese për të fituar, për të mos lejuar shkëputjen nga Mançester Junajtid.

Arsenali mban vendin e dytë në renditje këtë sezon, por nuk ka fituar asnjë nga përballjet me kundërshtarët e mëdhenj. Në krahun tjetër, Çelsi është duke notuar prej javësh në “ujra të turbullta”, teksa në 4 takimet e fundit ka marrë vetëm 3 pikë nga 12 të mundshmet. 

Duket se problemi i madh i skuadrës së Ançelotit janë dëmtimet e Frenk Lampard dhe të Xhon Territ, të cilët janë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës. Por, ata rikthehen pas problemeve të gjata dhe ende nuk janë në formën e tyre më të mirë. Në krahun tjetër, për Arsenalin do të jetë në fushë Çesk Fabregas, e megjithatë futbollisti më i mirë i momentit i “Topçinjve” është francezi Samir Nasri, që ka qenë lideri i skuadrës në takimet e fundit.

Në fazën e parë sfida mes Arsenalit dhe Çelsit përfundoi me fitoren 2-0 të bluve, falë golave të realizuar nga Didier Drogba dhe Aleks.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›