Moti i keq ne SHBA
Një stuhi dëbore ka vënë në alarm pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sjellë sërish frikën e tornadove. Shërbimi metereologjik kombëtar ka bërë të ditur se një qytet me 200 mijë banorë është goditur nga një tornado, por fatmirësisht jaën shënuar vetëm dëme materiale si dhe ndërprerje e energjisë elektrike. Në Teksas një person ka humbur jetën si pasojë e rënies së një peme. Stuhitë që vijnë nga lindja e Kansas dhe Teksas mund të jenë ato që do të gjenerojnë dhe tornado që mund të prekin juglindje e Teksasit dhe Alabamën. Stuhia pritet të prekë dhe Arkansas dhe jugun e Illinoisit shoqëruar me reshje të dendura dëbore. Metereologët kanë bërë të ditur se dhe javën e ardhshme nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme në temperaturë.