Obama viziton ushtaret ne Havai
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe Zonja e parë Mishel Obama kanë vizituar ushtarët dhe familjet e tyre në bazën e trupave të marinës në Luginën Kaneohe, Hauaji. Gjatë një fjalimi të shkurtër Obama ka falenderuar qindra ushtarët gjatë darkës së hershme të Krishtlindjeve. Ai u ka thënë ushtarëve se një komunitet dhe një vend i tërë i mbështet ata dhe se të gjithë e kuptonin se pa ndihmën e tyre dhe shërbimin e jashtëzakonshëm nuk do të ishin atje. Obama pritet të ndërpresë pushimet në Hauaji për të shkuar në Uashington. Presidentit amerikan i duhet të drejtojë negociatat për greminën fiskale me kongresin amerikan.